Fjalë Kyçe

Mediat serbe i gëzoheshin djegies së Notre Dame, qeveria i dhuron një milion euro Francës

Mediat serbe i gëzoheshin djegies së Notre Dame, qeveria i dhuron një milion euro Francës

Qeveria e Serbisë lajmëroi sot pas mbledhjes së saj se i dhuroi Francës një milion euro për ndihmë në rindërtimin e Katedrales Notre Dame të Parisit, për dallim nga disa media serbe që i gëzoheshin djegies, transmeton Gazeta Metro.

Ky vendim sipas tyre konfirmon “miqësinë shekullore me popullin francez, shpreh dëshirën se simboli i qytetërimit francez dhe botëror të rindërtohet e të hapet sa më parë ky tempull i kulturës dhe artit për të gjithë besimtarët”.

Ky reagim siç duket nuk është edhe i të gjithë serbëve dhe medieve në Serbi. Gjatë raportimeve të djegies në serbi disa media shkruanin se “ky është dënim nga zoti pasi vendosën e flamurin e një shteti të rremë”.

Pati reagime edhe nga mediat e huaja për këto shkrime në mediat serbe.

Katedralja e Notre Dame në Paris të Francës u dëmtua rëndë me 15 prill pas rënies së zjarrit. Shkaku ende nuk dihet por dyshohet se zjarri nisi për shkak të punimeve në riparimin e katedrales.

Presidenti i Francës ka deklaruar se do ta rindërtojnë katedralen krye pesë viteve ndërsa ekspertët kanë deklaruar se mund edhe të zgjasë deri në 15 vite.