Fjalë Kyçe

Mediat lokale: Ukraina kthen kontrollin e aeroportit të pushtuar nga Rusia

Mediat lokale: Ukraina kthen kontrollin e aeroportit të pushtuar nga Rusia

Pavarësisht avantazhit të madh ushtarak, rusët duket se po përballen me rezistencë të madhe në Ukrainë duke humbur ushtarë dhe teknike ushtarake gjatë 16 orëve të para të sulmit.

Rusët nuk kanë marrë dot as qytetin e Kharkivit pavarësisht se është shumë pranë kufirit dhe e kanë rrethuar.

Por, drama më e madhe e kësaj lufte duket se po ndodh vetëm pak kilometra larg kryeqytetit ukrainas, pikërisht në aeroportin e Hostomelit, shtëpia e avionëve transportues “Antonov 225” më të mëdhenj në botë.

Autoritetet ukrainase raportuan pak minuta më parë se ushtria e tyre ka marrë kontrollin e këtij aeroporti gjatë orëve të mbrëmjes, të cilin e kishin humbur gjatë ditës.

KyivPost raporton duke iu referuar burimeve zyrtare se trupat ukrainase e kanë rimarrë aeroportin, i cili është tepër i rendësishëm për vijimin e një sulmi rus ndaj Kievit, transmeton abcnews. Këshilltari i Presidentit Ukrainas, Akleksei Arestovich i cili thotë: Më në fund i kemi përzënë!