Fjalë Kyçe

Mediet turke shkruajnë për Genta Ismajlin: Dueti surprizë po vjen

Mediet turke shkruajnë për Genta Ismajlin: Dueti surprizë po vjen

Mediet turke i kanë kushtuar një artikull Genta Ismajlit.

“Dueti surprizë po vjen”, me këtë titull e ka filluar artikullin mediumi turk “Hurriyet.com.tr.

Këngëtarja nga Kosova, Genta Ismajli, erdhi në Turqi ditë më parë, shkruan Hurriyet, transmeton lajmi.net.

Genta Ismajli, e cla u argëtua në “Oligark” me shokët e tij të muzikës mbrëmjen e kaluar, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve teksa dilte nga lokali.

Këngëtarja erdhi në Stamboll për të bërë një duet me një nga artistët më të njohur të Turqisë, ndërsa emrin vendosi ta mbajë sekret.

Me gjithë insistimin, ajo nuk e zbuloi emrin, por tha “Po vjen një surprizë e madhe”.

Genta theu rekorde në YouTube me këngën “Dy Dashni”, ajo postoi pranë flamurit të varur turk, për shkak të festimeve të 29 tetorit.