Fjalë Kyçe

Mehaj e Jashari pjesë e takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës

Mehaj e Jashari pjesë e takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës

Në Ramshtajn të Gjermanisë me pjesëmarrjen e mbi 50 shteteve u mbajt takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës.

Në këtë takim të udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së, Lloyd Austin, morën pjesë edhe ministri i Mbrojtes Armend Mehaj, së bashku me gjeneral Bashkim Jasharin si përfaqësues të Kosovës.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën, strategjia që duhet ndjekur në raport me kërcënimet dhe rreziqet nga politikat ekspansioniste të Rusisë, si dhe kontributin e shteteve në fusha të caktuara për mbështetje të Ukrainës dhe forcave të saj të cilat ndodhen në betejë.