Fjalë Kyçe

Mehaj: Me SHBA-në dhe NATO-n jemi më të fortë

Mehaj: Me SHBA-në dhe NATO-n jemi më të fortë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, thotë se bashkë me SHBA-në dhe NATO-n jemi më të fortë kundër të gjithë atyre që kërcënojnë dhe rrezikojnë vlerat perëndimore të lirisë dhe demokracisë kudo në botë.

Këto deklarata ai i bëri pas nisjes së punimeve për shndërrimin dhe modernizimin e Bazës Ajrore të Kuçovës në Shqipëri, në Bazë Ajrore të NATO-s, transmeton Klankosova.

“Nisja e punimeve sot për shndërrimin dhe modernizimin e Bazës Ajrore të Kuçovës në Shqipëri, në Bazë Ajrore të NATO-s, është edhe një dëshmi e fuqishme e përkushtimit të SHBA-së dhe aleatëve të saj të NATO-s për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe më gjerë. Orientimi i qartë euroatlantik i kombit dhe shteteve tona për NATO-n e fuqishme, konfirmon besimin e plotë të ndërtuar natyrshëm mes nesh dhe aleatit të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.” shkroi Mehaj.