Fjalë Kyçe

Mehaj pranon detyrën e ministrit të Mbrojtjes, Quni: Jam i bindur që po e dorëzoj në duar të sigurta

Mehaj pranon detyrën e ministrit të Mbrojtjes, Quni: Jam i bindur që po e dorëzoj në duar të sigurta

Armend Mehaj, në një ceremoni zyrtare ka pranuar detyrën e Ministrit të Mbrojtjes nga ish-ministri, Anton Quni.

Ky i fundit u shpreh i kënaqur që këtë detyrë po ia dorëzon Mehajt, i cili është një ushtarak i dekoruar me medalje edhe nga Ushtria e Shqipërisë për kontributin e tij në disa misione paqeruajtëse.

Quni derisa u shpreh mirënjohës që ka pasur rastin të udhëheq me këtë ministri, tha se shpreson që objektivat euroatlantike të Kosovës, të jenë prioritet edhe për shefin e ri të ministrisë së Mbrojtjes.

“Është kurreshtje e madhe të dijmë për ju pasi që mediet po duan të dinë për të kaluarën tuaj. Po them disa fjalë. Kam pas ndjejë shumë të mirë kur kam pranuar detyrën. Po ndjehem po ashtu mirë që kjo përgjegjësi po kalon tek ju me një biografi të pasur ushtarake. Jam i sigurtë që me ju të gjitha projektet dhe kauza e vizionet e objektivat tona do të jenë në rrugën e mirë të drejtë. Ne jemi një hap më afër integrimeve euroatkaltike me ju”, tha Quni.

“Ka qenë nder të jem pjesë e një institucioni të respektuar që vlerësohet shumë lartë për përformancat e treguara. Jemi në gjendje të marrim përgjegjësi jo vetëm brenda Kosovës por edhe jashtë. Duke ju njohur personalisht jam i bindur që këtë detyrë po e dorëzojë në duar të sigurta. Ju prezantoj disa dokumente të cilat duhet t’u referoheni filluar nga Kushtetuta”, tha Quni.