Fjalë Kyçe

Mehrije Braha feston ditëlindjen, mësoni sa vjet mbush këngëtarja

Mehrije Braha feston ditëlindjen, mësoni sa vjet mbush këngëtarja

Këngëtarja e njohur kosovare, Mihrije Braha, sot feston ditëlindjen.

Mihrija sot ka mbushur plot 54 vjet.

Ajo është e martuar me Naim Abazin dhe kanë një djalë të quajtur Plator, shkruan Klankosova.tv

Abazi qysh në orët e para të ditës së sotme ka uruar bashkëshorten e tij për ditëlindje përmes një postimi në Facebook.

“E dashur Mihrije , e dashur mam, duam të të themi se ti je kuptimi i jetës sonë, je përmbajtja, je dashuria, je shtylla, je ëndrra, je ngjyra dhe mrekullia, që jetën na e bën të bukur! Nuk ka fjalë, as shkronja me të cilat do të ta thonim sa të duam dhe sa të lumtur jemi që të kemi ! Gëzuar Ditëlindjen! Platori & Naimi”, ka shkruar Abazi në Facebook.