Big Brother VIP Kosova ka arritur të ketë një vëmendje të madhe edhe në këtë edicion të dytë që ka nisur tash e disa javë.
Banorët e shtëpisë më të famshme në Kosovë janë kthyer ndër personazhet më të komentuara në media rozë.
Por, befasitë nuk kanë të ndalur dhe një e tillë banorët dhe publikun i pret edhe nesër në ‘Prime’-in e së hënës.
“Melinda Ademi nesër në Big Brother VIP Kosova 2. Kanë mbetur edhe 24 orë deri në fillimin e një tjetër ‘Prime’ të zjarrtë”, shkruhet në njoftimin e BBVK.
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur reperja për banorët dhe publikun gjatë spektalit të së hënës.