Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, gjatë këtij viti ka qenë më pasive në muzikë.
Ajo brenda këtij viti solli vetëm dy këngë, përkundër se ishte më se e angazhuar me mbrëmje e koncerte brenda trojeve shqiptare.
E njëjta duket se po bën një rikthim të mahnitshëm, derisa ka njoftuar edhe një pjesë të këngës së re.
Zeshkania ka zbuluar për fansat se së shpejti sjell projektin e quajtur “Melodia” që do jetë i kompletuar edhe nga ana vizuale.
“Melodia po vjen. Së shpejti”, ka shkruar ajo.
“Më kujtohet sikur melodia gabimet e tua i prishen krejt planet e mia sa jena dashtë e di veç Perëndia, sa vret dashuria ah sikur ta dija, sikur melodia sikur melodia”, vargjet e 25-vjeçares në InstaStory.
Projekti vjen pas “Ay Caramba”, të cilin e solli në verë në duet me Gjikon dhe Nora Istrefin./Telegrafi/