Fjalë Kyçe

Melinda tregon se a është në lidhje me menaxherin e saj

Melinda tregon se a është në lidhje me menaxherin e saj

Ditën e sotme në media doli lajmi se Melinda Ademi është në lidhje dashurie me menaxherin e kompanisë “Panda”, Faton Aliun.

Ndonëse u publikuan dhe fotografi dhe u tha se çifti prej kohësh po shijojnë romancën e tyre të dashurisë.

Tani ka reaguar edhe vet këngëtarja përmes një video të publikuar në Instagram, duke hedhur poshtë atë çfarë është shkruar.

“Çfarë po shkon keq me njerëzit. Ti nuk mundesh me dalë me dikë pa menduar njerëzit si ti je e martuar me të. Mbyllne gojën”, ka thënë Melinda në videon e publikuar.

Sa i përket muzikës, këngëtarja është mjaft aktive me projekte muzikore, ndërsa edhe agjenda e saj është mjaft e ngjeshur me koncerte në qytete të ndryshme të Kosovës.Projekti i saj i fundit është ai me titull “Pika Pika” i cili u mirëprit nga publiku.