Fjalë Kyçe

Memli Krasniqi flet si Kryetar i PDK-së: Unë e njoh shpirtin e partisë sonë të përbashkët

Memli Krasniqi flet si Kryetar i PDK-së: Unë e njoh shpirtin e partisë sonë të përbashkët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbajtur fjalimin e tij të parë si udhëheqës i këtij subjekti.

Krasniqi u shpreh se e njeh vullnetin e përbashkët të bashkëpartiakëve, ndaj dhe do të bashkëpunojnë tutje siç tha ai për të ardhme më të mirë, njofton Klan Kosova.

”Unë e njoh shpirtin e partisë sonë të përbashkët. E njoh vullnetin tonë të përbashkët. Dhe duke u bazuar në energjinë tonë të përbashkët kam besim në rrugëtimin tonë përpara”.