Fjalë Kyçe

Memli Krasniqi premton rikthimin e shpejtë të PDK-së

Memli Krasniqi premton rikthimin e shpejtë të PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie, ku edhe ka bërë të ditur se është miratuar propozimi i tij për kryesinë e re të partisë.

Krasniqi ka mohuar raportimet se ka pasur tensione gjatë mbledhjes së PDK-së, transmeton lajmi.net. Ai ka thënë se se rikthimi i PDK-së fillon sot.

“Rikthimi i PDK-së fillon sot dhe mendoj se me këtë ekip do të zhvillojë vizionin që e kam shfaqur”, tha ai.

Krasniqi ka bërë të ditur se PDK-ja do të ketë katër nënkryetarë: Vlora Çitakun, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili dhe Ramë Buja. Sekretari i përgjithshëm, sipas Krasniqit do të jetë Bajrush Xhemajli. Ndërsa risi pritet të ketë te Kryesia, ku ndër emrat e rinj janë Bernard Nikaj, Donika Shahini Adri Nurllerari dhe Rashi Qalaj.

Ndërkaq, anëtarë janë: Bernar Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.