Fjalë Kyçe

Mërgim Lushtaku: Serbia ka nis fushatën e re kundër Kosovës, të reagojnë institucionet

Mërgim Lushtaku: Serbia ka nis fushatën e re kundër Kosovës, të reagojnë institucionet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se Radio Televizioni i Serbisë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme të Serbisë kanë nisur fushatën e re kundër Kosovës.

Pëmres një postimi në Facebook, Lushtaku tha se me një seri dokumetarë të mbushur me të pavërteta po shpërndajnë urrejtje e trillime për popullin shqiptar e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Për këtë, ai kërkoi reagim nga institucionet e Kosovës.

“Një seri e filmave dokumentar të mbushur me të pavërteta, gjuhë të urrejtjes, trillime, propaganda e portretizime të paqena për popullin shqiptar e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Për të ndaluar shpërndarjen dhe publikimin e përmbajtjeve të këtilla, institucionet e Kosovës duhët që të dalin dhe të mbrojnë historinë dhe të vërtetën tonë të shenjtë.”,ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Me datë 25.03.2022, Radio Televizioni i Serbisë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme të Serbisë në krye me Vulinin e Vuçiçin, kanë filluar fushatën e re kundër Kosovës me anë të serisë së “filmave dokumentarë” të titulluar “Dosja e Kosovës”.

Një seri e filmave dokumentar të mbushur me të pavërteta, gjuhë të urrejtjes, trillime, propaganda e portretizime të paqena për popullin shqiptar e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Për të ndaluar shpërndarjen dhe publikimin e përmbajtjeve të këtilla, institucionet e Kosovës duhët që të dalin dhe të mbrojnë historinë dhe të vërtetën tonë të shenjtë.

Propaganda serbe e ndihmuar nga ajo ruse po tentojnë që të ndryshojnë faktet e luftës, dhe të akuzojnë popullin e Kosovës për shtypje e krime kundër serbëve.

Mirëpo, historia është në anën e Kosovës. Historia jonë e lavdishme dhe e dhimbshme është e shkruar nga dëshmorët e luftës, martirët, invalidët, veteranët, mbi 20,000 gra të dhunuara e mbi 800,000 shqiptarë të dëbuar nga Kosova.
Kjo është e vërteta e luftës së Kosovës dhe popullit shqiptar!

Mergim Lushtaku