Fjalë Kyçe

Mërgimtari gjen vdekjen në atdhe

Mërgimtari gjen vdekjen në atdhe

Një i vdekur dhe 17 të tjerë të lënduar nga një aksident i rëndë trafiku në mes një veture me targa gjermane dhe një autobusi me targa të Kosovës. aksidenti ka ndodhur dje në fshatin Qallapek, në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj rreth orës 18::00, raporton Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Alo.

17 të lënduarit, ku 8 prej tyre ishin meshkuj dhe 9 femra të cilët gjendeshin në autobus kanë marrë lëndime të lehta dhe i janë nënshtruar tretmanit mjekësor.

Viktima e vdekur në automjetin me targa gjermane ka qenë shqiptar, i cili gjendej për pushimet e fund-vitit në Kosovë.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Me urdhrin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, ndërsa vozitësi i dyshuar mashkull K/Shqiptar, dërgohet në qendrën e mbajtjes./GazetaAlo