Fjalë Kyçe

Merr fund tmerri, dritë në fund të tunelit për Abrashin

Merr fund tmerri, dritë në fund të tunelit për Abrashin

“Pitbulli” shqiptar, Amir Abrashi, ka vuajtur nga një dëmtim i gjatë. Ai nuk është pjesë e ekipit dhe nuk ka luajtur që nga dëmtimi i ligamentit në sezonin e shkuar dhe operimit që iu nënshtrua.

Shqiptari po stërvitet fort dhe për gjysmën e dytë të sezoni do të jetë gati për skuadrën e tij të Freiburgut.

Lajmi konfirmohet dhe nga trajneri Christian Streich. Ky i fundit e vlerëson shumë shtatshkurtrin dhe e konsideron si element të rëndësishëm të grupit të tij. “Amir po stërvitet shumë mirë dhe shumë fort. Të gjithë që e njohin Amirin e dinë se ai është një luftëtar i pabesueshëm në fushë dhe stërvitet gjithmonë mirë.

“Ai do të nisë stërvitjen me skuadrën në fund të janarit dhe do të jetë i gatshëm në mars”,  u shpreh tekniku.

Mesfushori ka treguar shumë karakter dhe vendosmëri, pasi ky ishte dëmtimi i tij i dytë radhazi i rëndë. Skuadra gjermane i ka qëndruar shumë pranë 28-vjeçarit, raportojnë mediet shqiptare.