Fjalë Kyçe

Mes yjeve botëror, në këngën e “Tokës” këndon edhe kjo shqiptare

Mes yjeve botëror, në këngën e “Tokës” këndon edhe kjo shqiptare

Projekti i madh për mbrojtjen e mjedisit që mblodhi emrat më të njohur nga industria e muzikës, sportit dhe aktrimit, ka edhe një këngëtare shqiptare.

Rita Ora është shqiptarja që këndon disa vargje nga kënga “Earth”, e cila për pak orë ka grumbulluar mbi 6 milionë klikime në kanalin YouTube, shkruan lajmi.net.

Lil Dicky ka publikuar projektin, në të cilin ka përfshirë disa pjesë të kënduar nga emra të njohur, në mes tyre edhe Rita Orën, gjë të cilën e konfirmoi vetë artistja përmes rrjeteve sociale.

Himni i tokës gjithashtu përmban pjesë të kënduara nga Leonardo DiCaprio, Miley Cyrus, Katy Perry, Adam Levine, Charlie Puth, Wiz Khalifa, Snoop Dogg, Kevin Hart, Adam Levine, Sia dhe Ed Sheeran.

Për tre vitet e fundit, Lil Dicky ka qenë duke e krijuar në heshtje një nga projektet më të mëdha për mjedisin, që prej “We Are The World” dhe ai tani e ka ndarë atë me publikun.

“Earth”, një këngë për nevojën e dëshpëruar për të ruajtur mjedisin para se të jetë tepër vonë, u prodhua nga Benny Blanco dhe Cashmere.

Ajo përmbanedhe  pjesë të kënduara nga  Justin Bieber, Ariana Grande, Halsey, Zac Brown, Brendon Urie, Hailee Steinfeld, Lil Joury,  Meghan Trainor, Joel Embiid, Tory Lanez, John Legend, Shawn Mendes, Charlie Puth, Bad Bunny, Psy, Kris Wu dhe Backstreet Boys.

Videoja e këngës është e animuar, ku yjet shfaqen si kafshë, ndërsa kënga bën thirrje për ruajtjen e tokës.