Fjalë Kyçe

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës largohet nga skuadra daneze

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës largohet nga skuadra daneze

Skuadra daneze, Brondby, e ka liruar mesfushorin e Kosovës, Besar Halimi.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi, do të largohet nga Brondby.

Mediet në Danimarkë raportojnë se Brondby e ka liruar Halimin që të bisedojë me skuadrat tjera.

Edhe pse nuk ka ndonjë emër konkret, gjasat që Halimi te mbetet te Brondby janë shumë të vogla.

Me klubin danez, Halimi ka kontratë deri në qershorin e vitit të ardhshëm, derisa edicionin e kaluar shënoi një gol dhe asistoi tri herë në 15 ndeshje.

Kujtojmë se Halimi në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Mainzit në Gjermani.