Thashethemet janë pjesë e përditshmërisë tonë dhe të gjithëve na ndodh të dëgjojmë të flasin për dikë teksa jemi ulur për të pirë një kafe.
Nëse perëndimorët ulen në kafene dhe përfundojnë me shpejtësi kafen, tek ne ndodh krejt e kundërta, pasi mjedise të tilla janë kthyer në “fole thashethemesh”.
Megjithatë, këtë herë “risia” qëndron në faktin se nëse deri dje ishin femrat ato që mbanin rekord për të bërë thashetheme, një studim i ri tregon krejt të kundërtën, duke zbuluar se meshkujt cilësohen më thashethemexhinj se femrat.TopChannel.
Ky zbulim befasues, ka të bëjë me një studim amerikan në të cilin janë përfshirë 5 mijë persona dhe në bazë të vëzhgimit rezultoi se femrat merreshin me “llafe” 52 minuta në ditë ndërsa meshkujt shpenzuan plot 76 minuta.
Studimi i ‘Onepoll’, tregoi se meshkujt janë ata që merren me më shumë thashetheme. Po ashtu 31% e të intervistuarve meshkuj deklaruan se ishin më të lumtur kur ndanin situata me miqtë e tyre, se sa kur kryenin marrëdhënie intime.
Temat e preferuara të meshkujve janë dehja me shoqërinë, lajmet, kolegët, puna, femrat, lidhjet intime në punë, rroga, shefi etj, ndërkohë femrat zgjedhin argumente që kanë të bëjnë me femra të tjera, me personazhe të famshëm, problemet në çift, dashuria e personave të tjerë, dikush që është shëndoshur, të fejuarit ose burrat e femrave të tjera dhe vjehrra.
“Wake Up” pyeti qytetarë të ndryshëm se kush bën më shumë thashetheme meshkujt apo femrat? Përgjigjet ishin nga më të ndryshmet.