Fjalë Kyçe

“Mësimdhënësit duhet të kenë qasje tjetër ndaj grevës“

“Mësimdhënësit duhet të kenë qasje tjetër ndaj grevës“

Janë bërë tashmë një javë që kur sistemi arsimor në Kosovë është në grevë.

Greva e cila u shpall me 10 janar të këtij viti, u vendos në shenjë proteste për koeficientin e pagave për punonjësit e arsimit të paraparë në Projektligjin për Paga, pasi që sipas tyre, ky ligj është diskriminues për të ta.

E në lidhje më këtë, analisti financiar, Hekuran Murati, tha se logjika e mësuesve si klasa më e ngritur e popullit, duhet të jetë krejtësisht tjetër.

“Nëse shkojmë në bazë të logjikës që pse ata po kanë pare me i rrit pagat e tyre  e s’po kanë për neve kjo logjikë funksionin deri diku por kisha thënë që te mësuesit nuk funksionon. Si një klasë që i edukon brezat e ardhshëm, ata ish dashtë me pasë logjikë tjetër, ish dashtë me dalë me protestu që shpenzimet mos me u bë keq, ose mos me bo keqqeverisje, mos me i rritë ata pagat për vete. Është me dalë me protestu, sepse ashtu duke thënë e ke rritë për veti, ashtu kush po përkujdeset për shtetin dhe ku po lihet e ardhmja”, tha Kryeziu në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Ndryshe gjatë ditës së sotme Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) vendosi  që greva e arsimtarëve të vazhdojë, pasi që oferta e bërë nga kryeministri Haradinaj dje për paga, nuk ishte ajo që ata e kërkonin.