Fjalë Kyçe

Mësimdhënësit e ciklit klasorë nuk mbajnë grevë, kundërshtojnë vendimin e SBASHK-ut

Mësimdhënësit e ciklit klasorë nuk mbajnë grevë, kundërshtojnë vendimin e SBASHK-ut

Grevës së thirrur nga SBASHK-u për sot nuk i janë përgjigjur të gjithë mësimdhënësit.

Kundër kësaj greve kanë dalë edhe ciklit klasorë 1-5, të cilët, ata sot kanë zhvilluar normalisht  procesin mësimor.

‘Këshilli Iniciues i mësimdhënësve të ciklit klasorë 1-5 nuk do ta përkrahim grevën dhe u bëjmë apel të gjithë mësimdhënësve që nesër të mbahet mësim si një ditë e zakonshme dhe të mendojmë për mënyrën e realizimit të kërkesave tona’, thuhet në një njoftim të Këshillit Inicues.

Njoftimi i plotë i Këshillit Inicues:

Të nderuar mësimdhënës,
Edhe pse shpresuam se SBAShK-u do t’i mbrojë interesat e mësimdhënësve, përsëri doli në skenë pafytyrësia e tij. Ata nuk janë të interesuar ta mbrojnë të vërtetën, se sikur ta donin një gjë të tillë , atëherë ata do të kalonin shkollë më shkollë dhe do të merrnin informatat e detajuara në lidhje me pakënaqësitë e tyre dhe do të përgatiteshin për shtrimin e kërkesave për përmirësimin e gabimeve. Këtu shihet se nuk janë të interesuar për përmirësimin e gabimeve, por për realizimin e premtimeve politike. Andaj ne si mësimdhënës të mendojmë mirë se kush janë këta njerëz që po luajnë me ndjenjat e mësimdhënësve.
Këshilli Iniciues i mësimdhënësve të ciklit klasor 1-5 nuk do ta përkrahin grevën dhe u bëjmë apel të gjithë mësimdhënësve që nesër të mbahet mësim si një ditë e zakonshme dhe të mendojmë për mënyrën e realizimit të kërkesave tona.
Me respekt, Këshilli Iniciues.