Një grup i mësimdhënësve të ciklit fillor nga klasa e parë deri në të pestën nga disa komuna të vendit kanë kundërshtuar marrëveshjen e SBASHK-ut, e cila është arritur me Qeverinë, për shkak që sipas tyre këta të fundit nuk janë përfshirë në paga njëjtë sikurse mësimdhënësit që japin lëndë të ndryshme.
Ky grup i mësimdhënësve, sot ka mbajtur një takim me nënkryetaren e SBAShK-ut, Vjollca Shala dhe përfaqësuesin e SBAShK-ut, Ymer Ymer ku edhe i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, shkruan Gazeta Alo.
Ky grup i mësimdhënësve fajin i’a hedhin Ministrisë së Arsimit, për shkak që sic thonë janë ranguar duke u thirrur në “normative”.
Madje, në takim kanë shprehur indinjatën e tyre që nuk janë përfillur dhe përfaqësuar dinjitetshëm, duke thënë se në grevë kanë hyrë me pagën bazë me arsimtarët lëndor.
Grupi i mësimdhënësve madje, ka mbledhur edhe nënshkrime për këto pakënaqësi , dhe kanë kërkuar një takim me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj më së largu deri më 13 shkurt të këtij viti.
Mësimdhënësit e ciklit klasor nga klasa e parë deri në të pestën thonë se nga kjo marrëveshje kanë dalur të humbur, duke mos marr as sqarime se si ka ndodhur kjo gjë.
Ata thonë se janë këmbëngulës deri në realizimin e kërkesave të tyre, në mënyrë që edhe këta të paguhen njëjtë sikurse mësimdhënësit lëndor./Gazeta Alo/