Fjalë Kyçe

Mësimi online do të reflektojë në PISA

Mësimi online do të reflektojë në PISA

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, në Kosovë po vlerësohet se mësimi online është sfida kryesore që po ndikon në mësimnxënien e nxënëve, veçanërisht ata më të vegjël.

Zëvëndësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, deklaroi se zëvendësimi i humbjeve duhet të bëhet nga vet mësuesit që duket të identifikojnë zbrazëtitë tek fëmijët dhe ti plotësojnë me mësime shtesë. Ndërkaq kjo gjendje parashihet të ndikoj edhe në rangimin në testin PISA, ku edhe ashtu Kosova kishte treguar rezultat të dobët.

Më pak probleme nga mësimi virtual duket të kenë tek studentet, ku sipas dekanit të Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi, profesorët tashmë kanë modifikuar syllabuset të cilët i kanë përshtatur për formën e re të mësimit.

Ndërkaq sipas njohësit të arsimit, Nehat Mustafa, duhet të krijohen teste për vlerësime të standardizuara çdo vit, në mënyrë që nxënësit të dinë ku të përmirësohen, e kjo të ju ndihmojë edhe institucioneve të hartojnë plane konkrete për kompensimin e mangësive të evidentuara.