Për shkak të pandemisë COVID-19 shumë vende botërore kanë ndërprerë mësimin e rregullt, e disa prej tyre kanë një iniciativë të mësimit online.
Edhe në Kroaci po ashtu, ku mediat raportojnë se disa prej mësimdhënësve nuk e kursejnë disiplinën edhe në kohë pandemie pasi nxënësi u dënua me njësh gjatë mësimit onlline në lëndën e edukatës fizike, transmeton Gazeta Metro.
Në një vend në lindje të Kroacisë një nxënës i shkollës së mesme u notua me notën më të dobët në lëndën mësimore të edukatës fizike gjatë mësimit online raporton gazeta kroate Jutarnji List.
Edhe pse vlerësimi për nxënësi kroat nuk do të ketë deri në prill mësuesi kishte vendosur disiplinën e hekurt.
Profesori kishte vendosur një aplikacion online në të cilin nxënësit duhej të regjistronte dëshminë se ka kryer disa detyra shtëpie, matjen e pulsit. Kur ai nuk e bëri këtë në afatin e caktuar, mësuesi i vendosi njësh e cila u regjistrua në ditarin elektronik.