Fjalë Kyçe

Mësohet arsyeja për të cilën Flamur Neziri nuk po rinovon me Flamurtarin

Mësohet arsyeja për të cilën Flamur Neziri nuk po rinovon me Flamurtarin

Flamur Neziri riktheu shkëlqimin e dikurshëm falë paraqitjeve mbresëlënëse në edicionin e fundit me Flamurtarin. Por ‘gardiani’ i njohur kosovar nuk e ka ndërmend të rinovojë me kryeqytetasit, pasi që kërkesa e tij financiare është në diskrepancë të madhe me atë të drejtuesve të klubit.

Kështu ka bërë të ditur “Info Sport” që gjithashtu ka publikuar kërkesën e Nezirit drejtuesve të klubit për të rinovuar.

Bëhet fjalë se oferta e tij për të vazhduar ishte shumë e majme për Flamurtarin, ku diskutohet viti rreth 35,000,00 mijë euro në sezon.

Mësohet se drejtuesit e klubit kryeqytetas pritet të zhvillojnë edhe një rund të ri të bisedimeve me ‘gardianin’ Neziri për të bindur atë për të rinovuar, pasi që shihet si një pjesë e rëndësishme e klubit.

Neziri më parë mbrojti ngjyrat e klubeve si: KEK-u, Hysi, Prishtina, Fushë Kosova, Besa e Pejës, Feronikeli, Drenica, dhe së fundi pjesë e Flamurtarit.