Fjalë Kyçe

Mësohet arsyeja se përse Shpend Ahmeti po mungon në takimin e liderëve shtetëror

Mësohet arsyeja se përse Shpend Ahmeti po mungon në takimin e liderëve shtetëror

Ka nisur takimi i krerëve të shtetit, i thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

Në këtë takim përveç Veselit, po merr pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryesuesi i Ekipit Negociator, Fatmir Limaj, ndërkaq po mungon Shpend Ahmeti.

Ahmeti në një prononcim për Telegrafin ka treguar arsyet e mungesës së tij në këtë takim.

“Sot bëhet publike dhe bëhet nënshkrimi i zgjedhjes së Prishtinës për organiziminn e bienales më të madhe të Artit Modern në Evropë “Manifesta””, ka thënë Ahmeti.

Në takimin e ftuar nga Veseli është duke u diskutuar rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.