Barcelona tashmë ka filluar të bëjë plane për rikthimin e tyre në ‘Spotify Camp Nou’, pasi të përfundojë puna e ndërtimit për të mirëpritur edhe një herë tjetër tifozët në stadiumin e tyre.
Progresi i punëve po shkon mjaft mirë, dhe presidenti Laporta e ka përmendur disa herë se vetëm në rast se diçka e papritur ndodhë, dhe në vitin 2024, anëtarët e klubit dhe tifozët do të jenë në gjendje të rikthehen në shtëpi.
Sipas raportimit nga Mundo Deportivo, bordi i drejtorëve të Barcelonës tashmë ka shënuar një datë në kalendar për rihapjen e stadiumit ‘Camp Nou’: E diel, 15 dhjetor.
Plani origjinal fillimisht ishte që klubi të rikthehej në ‘Camp Nou’ pikërisht në ditën kur festojnë 125-vjetorin e tyre, që i bie të jetë më datë 29 nëntor, e premte.
Prioriteti kryesor i verës për Barcelonën është vendosur në shitje – Chelsea po kryeson garën për shërbimet e tij
Sidoqoftë, ata vendosën që t’i marrin gjërat me gjetësi dhe tani janë duke synuar rikthimin ne stadiumin e vjetër më datë 15 dhjetor.
Kjo do të ishte një ndër ndeshjet e fundit para pushimit të Krishtlindjeve. Pritshmëritë janë që 60 për qind nga kapaciteti total i stadiumit të lejohet, që i bie diku rreth 63 mijë ulëse nga 105 mijë sa janë planifikuar të ndërtohen gjithsej.
Barcelona tashmë ka marrë propozimin nga Këshilli i Qytetit, që të zgjasin orët e punimeve në ‘Camp Nou’ duke filluar nga data 6 prill, për ta bërë të mundur rikthimin sa më të shpejt në stadiumin e vjetër