Fjalë Kyçe

Mësohet emri i lojtarit tjetër që do të largohet falas nga Arsenal

Mësohet emri i lojtarit tjetër që do të largohet falas nga Arsenal

Arsenal janë të gatshëm të lejojnë largimin e sulmuesit Danny Welbeck si lojtar i lirë në fund të sezonit, kur kontrata e tij përfundon me skuadrën nga ‘Emirates Stadium’.

Ish sulmuesi i Manchester United po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi i rëndë i pësuar në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Sporting Lisbonës në fillim të muajit nëntor.

Skuadra nga Londra nuk ka përcaktuar një afat kohor të rikthimit të 28 vjeçarit, por frikësohet se ai do të mbetet jashtë fushave edhe në pjesën e dytë të sezonit.

Arsenal edhe pse po punon që Welbeck të rikthehet sa më parë në fushë, nuk janë të gatshëm që t’i ofrojnë atij zgjatjen e kontratës, shkruan The Times, përcjell ‘lajmi.net’.

Unai Emery është i gatshëm që të lejojë largimin e Danny Welbeck dhe Aaron Ramsey në fund të sezonit, për t’u hapur vend prurjeve të reja.