Fjalë Kyçe

Mësohet për gjendjen e gruas e cila mbet e plagosur sot në Suharekë

Mësohet për gjendjen e gruas e cila mbet e plagosur sot në Suharekë

Një rast i rëndë ndodhi sot në Suharekë, ku vëllai qëlloi me armë vëllanë.

Nga përleshja këtu mbeti e lënduar edhe një grua e cila u plagos nga gjuajta e pakontrolluar e armës, njofton Klan Kosova.

Rreth gjendjes së N.G, flet kirurgu, Nizhdat Kovaqi.

“Pacientja ka qenë e plagosur në bark, është operuar dhe operacioni ka kaluar me sukses. Momentalisht N.G është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Kovaqi.