Fjalë Kyçe

Messi dhe Suarez planifikojnë të ribashkohen te Inter Miami

Messi dhe Suarez planifikojnë të ribashkohen te Inter Miami

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka konfirmuar se vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me sulmuesin e Atletico Madridit, Luis Suarez.

Dyshja kanë fituar trofe të shumtë të Barcelona, pastaj klubi e shiti uruguaianin të rivali spanjoll, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Messi dje konfirmoi se vazhdojnë kontakt me Suarezin dhe yllin e PSG-së, Neymar.

Sipas Cat Radio, Messi dhe Suarez kanë planifikuar të ribashkohen përsëri dhe të luajnë së bashku të skuadra e David Beckham, Inter Miami.

Të dy lojtarët gjatë karrierës kanë bërë të ditur se ëndërrojnë të luajnë në MLS dhe ky ribashkim pritet të ndodh, por jo para vitit 2022.