23 ndeshjet e para zyrtare të Barcelonës në këtë sezon kanë bërë që të konfirgurohet pak nga pak një treshe e fortë sulmuese, e përbërë nga Lionel Messi, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, që shënuan edhe në derbin e së shtunës ndaj Espanyolit.
Deri tani, këta futbollistë kanë shënuar në total 35 gola, statistikë kjo që të shtyn të mendosh se në fund të sezonit, kjo treshe sulmuese mund të kapë shifrën e 90 golave në total. Sigurisht është një shifër larg asaj të regjistruar nga Messi, Suarez e Neymar në sezonet 2014-’15, 2015-’16 dhe 2016-’17, respektivisht me 122, 131 e 111 gola. Por, edhe shifra prej 90 golash nuk është pak dhe çon gjithnjë drejt titullit.
Padyshim, lideri është “pleshti” argjentinas, i cili nuk ka luajtur 4 ndeshje për shkak të dëmtimit në bërryl, e megjithatë kjo nuk e ka ndalur kapitenin e Barcelonës që në total, deri në këtë moment ka 17 gola në bilancin e tij, e pritet të regjistrojë një tjetër sezon historik.
Luis Suarez, autori i një trigolëshi në “El Clasico”-n me Realin e Madridit, ka 10 gola të shënuar me Uruguajin, që së fundmi ka ndierë shqetësime në gjurin e tij. Në sfidën me Espanyolin, Suarez tregoi se është një element i rëndësishëm dhe që i jep më shumë shkëlqim lojës së Messit.
Dembele është surpriza, por edhe e panjohura e kësaj tresheje sulmuese. Edhe pse nuk ka zhvilluar shumë ndeshje si titullar, ai i ka lënë gjurmët e tij në sfidat e Barcelonës, duke shënuar 8 gola e duke dhënë 5 asiste, transmeton tch.
Lajmi më i mirë për Valverden është se francezi ka filluar të kuptojë më mirë gjuhën e shokëve të tij të skuadrës, e për këtë mjafton të shohësh pasimin që i dha Luis Suarezit në golin e tretë të Barcelonës ndaj Espanyolit, ose si bashkëpunoi me Messin në rastin kur shënoi golin e dytë.