Edhe Lionel Messi i është bashkuar ‘dramës’ Neymar JR.
Neymar po e kërkon me ngulm largimin nga Paris Saint Germain, me destinacionin e preferuar, Barcelonën.
Lojtari brazilian ka mbajtur qendrën e vëmendjes gjatë verës, me emrin e tij që lidhej me një rikthim në ‘Camp Nou’, që duket se do të finalizohet në orët në vazhdim, por java e fundit inkuadroi në ‘lojë’ edhe skuadrën e Real Madrid.
Duket se me të kuptuar se Real është një nga kandidatët potencial për brazilianin, në skenë është shfaqur Lionel Messi.
Raportimet e fundit thonë se Messi ka telefonuar Neymar, për t’i thënë që të harrojë skuadrën e Real Madrid dhe t’i bashkohet Barcelonës, transmeton lajmi.net.
Raportet Messi – Neymar janë të shkëlqyera, edhe pse braziliani largohej drejt PSG për t’iu shmangur hijes së argjentinasit.
Sot, drejtuesit e Barcelonës janë nisur drejt Parisit, ku do të takohen me Leonardo, për të finalizuar marrëveshjen për Neymar.