Fjalë Kyçe

Mësuesi gjen një mënyrë kreative për të mos i lënë studentët që të kopjojnë

Mësuesi gjen një mënyrë kreative për të mos i lënë studentët që të kopjojnë

Një mësues shkolle është “kryqëzuar” pasi i detyroi studentët t’i nënshtroheshin provimit me kuti kartoni në kokë, për të ndaluar kopjimin.

Sipas medieve lokale, prindërit janë zemëruar nga sjellja e pazakontë e mësuesit dhe kanë kërkuar shkarkimin e tij nga shkolla Bachilleres në qytetin meksikan të Tlaxcala-s, transmeton lajmi.net.

Raportimet thanë se mësuesi i lëndës ‘Etikë dhe Vlera’, i identifikuar si Luis Juarez Texis, detyroi të tërë klasën të vendosë kuti kartona në kokat e tyre, për t’i ndaluar së kopjuari përgjatë provimit.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, prindërit thanë se “mësuesi poshtroi tërë klasën” dhe ata u kërkuan autoriteteve që “të mbronin të drejtat e studentëve”.

Ata gjithashtu kërkuan që mësuesi të pushohet nga puna, pasi kjo lloj “dhune” nuk duhet të tolerohet.

Në përgjigje të reagimit, shkolla sqaroi se ishte një “ushtrim dinamik” për të ndihmuar “zhvillimin psikomotorik të nxënësve”.

Ata gjithashtu thanë që studentët kishin rënë dakord për stërvitjen më parë.

Shkolla shtoi se ‘respekton të drejtat e njeriut dhe individit’.

Është e paqartë nëse incidenti po hetohet më tutje nga organet kompetente.