Fjalë Kyçe

Meta shkon në Prekaz për homazhe, pritet nga Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci

Meta shkon në Prekaz për homazhe, pritet nga Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkuar sot në Prekaz për homazhe tek kulla e Jasharëve. Aty ai është pritur nga Bekim Jashari dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Jashari ka shkruar në Facebook lidhur me këtë vizitë të Metës.

“Në vigjilje të shënimit të festave të 28 Nëntorit, bashkë me mikun tim, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, pritëm në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, të cilin e shoqëruam gjatë homazheve para heronjve e të rënëve të familjes Jashari.”, ka shkruar ai.