Fjalë Kyçe

Mevlan Zeka ka disa fjalë për finalen e madhe të Kupës së Kosovës

Mevlan Zeka ka disa fjalë për finalen e madhe të Kupës së Kosovës

Finalja e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit, do të zhvillohet të premten në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, ylli i skuadrës së Feronikelit Mevlan Zeka.

“Është ndeshja me Trepçën ’89 ku përcaktohet fituesi i Kupës së Kosovës. Edhe kësaj sfide Finale do ti qasemi me seriozitetin më të madh të mundshëm për tè arritur suksesin e dëshiruar.
Të përfundojmë një vit shumë të suksesshën dhe tè festojm me të dya kupat në Drenas ditën e diel”, ka thënë Mevlan Zeka për Gazetën Alo.

Trepça ’89 – Feronikeli, do të zhvillohet nesër (e premtë) në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.