Fjalë Kyçe

Migjen Kelmendi tregon pse iu bashkua PDK-së

Migjen Kelmendi tregon pse iu bashkua PDK-së

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Migjen Kelmendi, ka treguar disa nga arsyet pse ai vendosi t’i bashkohet kësaj partie.

Kelmendi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se kritikat në të kaluarën ndaj PDK-së dhe të gjithëve kanë ndodhur për shkak të guximit që ai ka pasur dhe që ka.

Lideri i rok bendit “Gjurmët”  dhe publicisti Kelmendi  thotë se në PDK është për shkak se sipas tij kjo parti u ka prirë proceseve të mëdha.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/520527221844786/

 

“Sa herë që kjo parti u ka prirë proceseve, Kosova ka ecur përpara”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se në PDK do të kontribuojë në luftën kundër korrupsionit.

“Jam në PDK edhe për shkak të hapjes së kësaj partie ndaj njerëzve me profil”.

Kelmendi thotë se ndër të tjera në PDK është edhe për shkak të njerëzve që janë dëshmuar në luftë e që sipas tij këta njerëz do t’i duhen Kosovës edhe në sfidat që e presin Kosovën në të ardhmen.