Fjalë Kyçe

Mihrije Braha dhe Naim Abazi akuzojnë çiftet e estradës

Mihrije Braha dhe Naim Abazi akuzojnë çiftet e estradës

Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë treguar se ka ende shpresë për dashuri të vërtetë dhe dashuri që zgjat disa dekada.

Të pyetur sa Shën Valentine kanë festuar së bashku deri këtë vit, këngëtarët i janë përgjigjur : “34 Shën Valentine kemi festuar që prej 1985 kur jemi njohur”. Çifti i njohur janë prindër të një djali.

Marrëdhënia e çiftit shkon shkëlqyeshëm por edhe në rastet e mosmarrëveshjeve ato e kanë gjetur zgjidhjen.

Mihrja është personi që çdo herë tërhiqet e para në ndonjë situatë që mund të krijojë mosmarrëveshje, dhe i zgjidh gjërat me qetësi. Ndërsa në ndarjen e punëve të shtëpisë secili jep kontributin e tij.

Të pyetur : A ka çifte false në showbizin shqiptar?

Mihrije Braha i është përgjigjur “Po mendoj që ka çifte false në estradën Kosovare”.

Ndërsa të pyetur se çfarë do të ndryshonin në showbiz, të dy i janë përgjigjur që duhet të vendoset ne zbatim ligj për të drejtat e autorit.