Fjalë Kyçe

Mikela provokon, çohet dhe puth Markon në takim me Anën. Ja si vepron ai

Mikela provokon, çohet dhe puth Markon në takim me Anën. Ja si vepron ai

Teksa diskutohej për takimin e Markos me Anën, Mikela u ngrit dhe e puthi në faqe Markon.

Të njëjtin veprim e kishte bërë edhe në prapaskenë, ndërsa Marko e shpjegoi këtë duke thënë se Mikela bën këto veprime kur ndjen se dikush po i largohet. Pas kësaj, ai nuk hezitoi që të ngrihej dhe t’i jepte një përqafim Anës, përcjell tch.

Erjoni: Janë thjesht provokime nga ana e Mikelës. Nëse unë bëj diçka, preket shpejt dhe reagon shpejt.

Mikela: Unë u cova për të vërtetuar se kam pëlqim. Është djali perfekt por ka disa gjëra që mua nuk më pëlqejnë. Gjatë ditës do Markon, gjatë natës do Brunon.

Marko: Ajo e bën këtë gjë kur dikush i largohet.

Mikela: U çova e putha se e vlerësoj. Disa gjëra i ka mangët në raport me mua dhe duhet ti rregullojë nëse do që të ketë vazhdimësi. Marko është duke pritur që të marr shpatën e të luftoj, por unë nuk luftoj aty ku më injorojnë. Unë kam filluar ti flas këto ditë dhe e putha sot.

Marko: Si të të flas unë ty kur më bën ironi ose flet keq.