Fjalë Kyçe

Milaim Zeka thotë se koalicioni AKR-Nisma nuk kalon pragun

Milaim Zeka thotë se koalicioni AKR-Nisma nuk kalon pragun

Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Zeka ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për pozitën e partisë së tij në këto zgjedhje .

“Ne qëndrojmë më larg se koalicioni i AKR’së me Nismën”, ka thënë Zeka.

“I kanë bërë sondazhet partitë e mëdha të cilat na kanë dhënë këto informacione. Po ashtu edhe sondazhet e ndërkombëtarëve na vënë përpara tyre dhe na kanë thënë ne se kemi diku 8.5%. nuk do arrijmë nivelin e PDK, LDK apo Lëvizjes Vetëvendosje, por në tabelë Nisma dhe AKR nuk e kalojnë pragun”

“Ne do i kemi diku dhjetë deputetë në Kuvend”.