Fjalë Kyçe

Milaim Zeka tregon si do të quhet partia e tij dhe disa nga emrat që do t’i bashkohen (Video)

Milaim Zeka tregon si do të quhet partia e tij dhe disa nga emrat që do t’i bashkohen (Video)

Deputeti i Grupit Parlamentar të NISMA Socialdemokrate, Milaim Zeka me 29 qershor do të prezantoj subjektin më të ri politikë në Kosovë, Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK).

Zeka, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka prezantuar emrin e subjektit të tij politikë që zyrtarisht do ta prezantojë me 29 qershor.

“Kemi bërë rezervimin e sallës dhe me 29 qershor në ora 12:00 në “Emerald’ do ta bëjmë prezantimin e subjektit politik. Subjekti politik do të ketë emër që nuk korrespondon me asnjë subjekt në vendet e rajonit”.

Zeka tregon se ka pasur disa alternativa për emrin e partisë por thotë se nëse nuk do të figuronte emri “parti” do të dukej si organizatë joqeveritare.

“Në fund kemi marrë një propozim nga shqiptarët e New York-ut që atë emër do t’ia vendosim partisë…Emri definitiv do të jetë Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK). Edhe në anglisht tingëllon mirë me njerëzit që jemi konsultuar”, tha ai.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/470845370333518/?t=0