Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në një intervistë për televizionin në T7, ka folur rreth listës me emrat e personave tëcilët, sipas tij, do të ftohen nga ana e Gjykatës Speciale. Zeka ka deklaruar seështë takuar me disa prej zyrtarëve të cilët janë ftuar nga Specialja përintervistim.
“Ekzistojnë lista si Lista A, Lista B dhe Lista C. Unë nuk dua të flas me emra. Unë sot jam takuar me Remin, e dje me Sami Lushtakun”, ka deklaruar Zeka.
Ai ka thënë se dje e ka njoftuar Sami Lushtakun se do të thirret për intervistim nga Gjykata Speciale.
“Dje unë i kam thanë Samiut: a e ke marrë ftesën? Tha ‘jo’, dhe i kam thanë që nesër (sot) të vjen. Nuk është garë të flasësh për lista të njerëzve, që janë eprorë të lartë të UÇK’së, falë së cilës jemi gjallë”.
“Në listën që unë e kam parë, nuk figuron vetëm një, emri i Hashim Thaçit”, ka deklaruar Zeka.