Milan do të synojë përforcime në fazën defanzive për sezonin e ardhshëm dhe raportohet se janë të interesuar për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Manchester United, Victor Lindelof.
Mediumi spanjoll Fichajes pretendon se Milani janë të interesuar për reprezentuesin suedez për sezonin e ardhshëm.
E ardhmja e 29-vjeçarit në “Old Trafford” është e pasigurt përkundër 22 paraqitjeve të tij në të gjitha garat.
“Djajtë e Kuq” janë përballur me një krizë lëndimesh në sezonin 2023/2024, veçanërisht me mbrojtësit qendror, kështu që kjo e shpjegon mungesën e minutave për Lindelof këtë sezon.
Manchester United po ashtu pritet që të nënshkruajnë me një mbrojtës të ri sezonin e ardhshëm, kështu që një blerje e re në mbrojtje do të shkaktonte largimin e Lindelof.
Në të njëjtën kohë, Milani ka vlerësuar në muajt e fundit përforcimet e mundshme në fazën defanzive.
Ata kanë rikthyer në ekip Matteo Gabbian pas një huazimi tek Villarreali në afatin e janarit, por kanë disa emra në listën e tyre të dëshirave si Lillian Brassier, Jakub Kiëior dhe Clement Lenglet.
Sipas Fichajes, Milani do të ndjekë nga afër situatën e Lindelof gjatë muajve në vazhdim, para se të vendosin për një ofertë në drejtim të United./Telegrafi