Fjalë Kyçe

Milan-Piatek e kryer, ja detajet e transferimit

Milan-Piatek e kryer, ja detajet e transferimit

Këto janë orë të rëndësishme për Krzysztof Piatek.

Të martën pasdite drejtuesit e Genoa-s janë takuar me homologët e Milan për të sqaruar detajet e fundit, më pas polaku mund të nisë aventurën  re te Kuqezinjtë.

Milan bëri çmos për ta marrë që tani Piatek, duke shmangur ankandin e mundshëm që mund të bëhej për shërbimet e tij në verë.

Calciomercato raporton se gjithçka po shkon drejt fundit. Milan do të paguajë menjëherë 35 milionë euro plus bonuse për sulmuesin.

Ekzistonte edhe ideja e përfshirjes së një lojtari Kuqezi në operacion për të ulur çmimin, por dy klubet nuk ranë dakord.

Pra Piatek do të blihet përfundimisht dhe nuk do të ketë as pagesa me këste apo transferim në formë huazimi.

Tani po bëhet shkëmbimi i dokumenteve mes drejtuesve të klubit, konfirmimi zyrtar pritet të vijë brenda të martës.