Milan është shumë afër ta transferojë një lojtar si të lirë.
Milan po e kërkon transferimin e Yacine Brahimi nga Porto.
Kontrata e lojtarit skadon në fund të këtij sezoni, andaj rosonerët shpresojnë që ta marrin atë si transferim të lirë, përcjell lajmi.net.
Milan ka filluar bisedimet me agjentin e lojtarit, andaj gjërat janë duke shkuar në rrugën e duhur.
Në garë për transferimin e Yacine Brahimi është edhe Arsenali, por që rosonerët po i prijnë garës për shërbimet e anësorit.