Milani kërkon të përforcohet në tregun e janarit, teksa mesfusha ka qenë reparti ku kuqezinjtë kanë hasur më së shumti problem.
Si rrjedhojë, drejtuesit kuqezi kanë projektuar edhe 2 lëvizje që do të plotësojnë repartin e mesfushës. Bëhet fjalë për futbollistin e Sasuolos, Stefano Sensi dhe belgun Carasko.
Sensi është 23-vjeç dhe krahasohet me italianin Verrati. Ai mund të luajë si organizator dhe si mesfushor anësor ofensiv, në të dy krahët. Palet pritet të nisin bisedimet, teksa mesfushori mund të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje te kuqezinjtë.
Në listën e dëshirave të Milanit është edhe belgu Carasko, i cili është pjesë e Dalian Yifang në kampionatin kinez. 25-vjeçari kërkon të rikthehet në Europë dhe i ka “shkelur syrin” kuqezinjve.
Milani kërkon huazim me të drejtë blerjeje, por këtu problemi qëndron te paga e anësorit të majtë ofensiv.