Fjalë Kyçe

Milani e humb Ibrahimovicin së paku për tri ndeshje

Milani e humb Ibrahimovicin së paku për tri ndeshje

Zlatan Ibrahimovic do t’i mungojë Milanit së paku dhjetë ditë. Por, ekziston mundësia që sulmuesi suedez t’i mungojë gjigantit italian edhe më shumë sesa kaq.

Ibra u lëndua dje në fitoren e Milanit në derbi kundër Napolit me rezultat 3:1, në të cilën ndeshje Ibrahimovic i shënoi dy gola, por edhe u lëndua, raporton Gazeta Express.

Ai sot i ka kryer ekzaminimet mjekësore të cilat kanë vërtetuar se sulmuesi e ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë, lëndim ky që do ta mbajë futbollistin dhjetë ditë jashtë fushave të brelta.

Pas dhjetë ditësh Ibra do t’u nënshtrohet testeve tjera mjekësore për ta konsideruar rikthimin.

Kështu, Ibra do të mungojë ndaj Lille dhe Celtic në Ligën e Evropës dhe në ndeshjen e Milanit kundër Fiorentinës në Serie A.

Padyshim, një lajm i keq për Milanin në super-formë që po e humb futbollistin kryesor në ndeshjet vendimtare të kalimit të turit në Ligën e Evropës, por edhe në luftën e saj për ta ruajtur kreun në Itali.