Fjalë Kyçe

Milani shënon fitore në udhëtim te Parma

Milani shënon fitore në udhëtim te Parma

Pas barazimit në ndeshjen e kaluar me Sampdorian, skuadra e Milanit është rikthyer te fitorja në Serie A, shkruan Zeri.info.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli ka shënuar fitore në udhëtim te Parma.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Ennio Tardini” ka përfunduar me rezultatin 1-3.

Ante Rebic, Franck Kessie dhe Rafael Leao shënuan golat e fitores për mysafirët, kurse Ricardo Gagliolio shënoi golin e vetëm për vendasit.

Vlen të theksohet se “Rossonerët” nga minuta e 60-të ishin me një lojtar më pak, pas përjashtimit direkt me të kuq të Zlatan Ibrahimoviqit.

Pas kësaj fitore, Milani ka 63 pikë dhe renditet i dyti, kurse Parma mbetet me 20 pikë dhe renditet e parafundit (19).