Fjalë Kyçe

Milani synon transferimin e disa yjeve

Milani synon transferimin e disa yjeve

Milani tashmë po mendon për tregun e transferimeve për të planifikuar në mënyrën më të mirë të mundshme për sezonin e ardhshëm, shkruan Gazeta Alo.

Gjatë ndeshjes Holandë-Bjellorusi, kuqezinjtë kishin Scout prezent në tribuna për të vëzhguar disa lojtarë ku një nga objektivat është Memphis Depay, i cili ka qenë në radarin e Rossonerëve për një kohë të gjatë.

Megjithatë, një ofertë prej 40 milion euro mund të mos jetë e mjaftueshme për hollandezin.

Stefen Bergwijn, anesori i PSV, poashtu paraqet një mundësi, megjithëse as ai nuk ka një cmim te lirë.

Çmimi i tij është 35 milionë euro dhe klubet e shumta janë interesuar për lojtarin.

Prandaj, zgjidhja me kosto të ulët mund të jetë Quincy Promes i Sevillas, i cili mund të mbërrijë në huazim me te drejte blerje. /Gazeta Alo