Projekti “Blinaja” do kushtojë rreth katër milionë euro, e rezidenca e presidencës kap shifrën dy milionë euro.
Presidenca e Kosovës, për vite të tëra është e vendosur në objektin e Kuvendit.
Por, kjo zyre e rëndësishme për vendin nuk do të qëndrojë edhe për shumë gjatë në këtë vend.
Brenda tre vitesh është paraparë që Presidenca të kalojë në një objekt të ndërtuar enkas për të.
I tërë projekti do të kushtojë 2 milion euro, ndërsa kjo godinë do të ndërtohet në Hajvali atje ku është paraparë që të ndërtohet edhe kompleksi i objekteve qeveritare.
Ndërkohë, për këtë vit për të ndërtuar këtë ndërtesë janë ndarë 500 mijë euro. Ndërsa e njëjta shumë do të ndahen edhe në tri vite të tjera buxhetor, raporton T7.
E në këtë zonë do të ndërtohet edhe kompleksi i ri qeveritar.
Por, për të janë ndarë tani për tani janë ndarë vetëm 710 mijë euro.
E pa investime nuk do të mbesin as objektet ekzistuese të qeverisë.
Kështu në Kompleksin Rilindja, do të renovohen anekset B, C dhe D që do të kushtojnë rreth 43 mijë euro .
E një projekt që do i kushtojë Qeverisë rreth katër milionë euro është ai i Blinajës.
Në këtë rezervat natyror të gjuetisë do të ndërtohet një qendër protokollare.
Investime në infrastrukturë do të ketë edhe Agjencia e Inteligjencës.
Ndërkohë, disa sqarime për investimet në objekte qeveritare kanë dhënë nga Ministria e Administratës Publike.
Arif Daka, nga Departamenti i Standardeve dhe Politikave të Inxhinieringut dhe Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare, tregon edhe prejardhjen e parave që do të investohen në këto objekte.
Ndërkohë Ministria e Administratës Publike, është marr vesh me Komunën e Prishtinës për të shfrytëzuar hapësirën e tokave në Hajvali.
Përmes një memorandumi mirëkuptimi, Komuna i ka dhënë qeverisë tokën prej një periudhë prej 99 viteve.