Futbollisti i njohur i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është bërë sot (e martë) baba për herë të parë.
Bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, solli në jetë një djalë, emrin e së cilit çifti ende nuk e kanë bërë të ditur për opinionin.
Lajmin për ardhjen në jetë të djalit e bëri të ditur vet futbollisti me prejardhje nga Vushtria, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
“Ëndërr e madhe, djal i vogël”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqej pranë bashkëshortes dhe djalit të porsalindur.
Postimi i Milot Rashicës është përcjell me urime të shumta nga ndjekësit e tij, përfshirë këtu edhe një pjesë të mirë të fytyrave publike.
Çifti Milot dhe Belkiz përndryshe janë fejuar në vitin 2015, gjersa kurorëzimin e dashurisë e bënë në gusht të vitit të kaluar.
https://www.instagram.com/p/CAXwolGIccO/?utm_source=ig_web_copy_link