Fjalë Kyçe

Mimoza Kusari-Lila ka këtë kërkesë për kryeministrin Haradinaj

Mimoza Kusari-Lila ka këtë kërkesë për kryeministrin Haradinaj

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të nisë urgjentisht dialog me serbët në veri.

Kusari-Lila, në një konferencë për media, tha se Qeveria ka shkelur Kushtetutën duke mos u deklaruar e duke mos marrë vendim për këto dorëheqje, raporotn EO.

“Kryeministri deklaron se me mbajtjen e taksës po ndalon ndarjen e Kosovës, andaj ne propozojmë komunikim të menjëhershëm me banorët serbë të këtyre 4 komunave”.

“Qeveria e Kosovës, në vend se të humbë kohë me mekanizmat jofunksionalë për dialog me Serbinë, duhet urgjentisht të nisë dialog me serbët brenda në Kosovë”.